LAJMI I FUNDIT:

KDI: Ministria e Infrastrukturës ia zgjat Bechtel& Enka-s afatin e përfundimit të Autostradës “Arben Xhaferi” për 152 ditë

KDI: Ministria e Infrastrukturës ia zgjat Bechtel& Enka-s afatin e përfundimit të Autostradës “Arben Xhaferi” për 152 ditë

Instituti Demokratik i Kosovës/ Transparency International Kosova (KDI), ka gjetur se Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, janë marr vesh që kësaj të fundit t’i zgjatet afati për 152 ditë për të përfunduar  punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, gjë që ja pamundëson Qeverisë së Kosovës të kërkojë penalti për moszbatim të kësaj kontrate me kohë.

Sipas komunikatës së KDI-së, kjo është paraparë në ankes kontratën e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës (MI) dhe Bechtel & Enka, kopje e cila mban datën 5 shtator 2018, të cilën e ka siguruar KDI-ja.

“Aneks kontrata e protokolluar me numër 02/8457 dhe e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milion euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi).

Me këtë aneks kontratë, përveç 53 milionëshit, MI-ja është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes  për zbatimin  e punëve për këtë autostradë”, thuhet në komunikatë, njofton Telegrafi.

Qeveria mund ta penalizojë Bechtel & Enka-n për autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin
Lexo po ashtu Qeveria mund ta penalizojë Bechtel & Enka-n për autostradën që e lidh Prishtinën me Shkupin

“Në anën tjetër ministria vazhdimisht, përmes prononcimeve në media të ministrit Pal Lekaj, ka deklaruar se janë duke shikuar mundësit për vënien e penaltive për vonesa të Bechtel & Enkas në kryerjen e punëve”.

Ministria e Infrastrukturës po e shqyrton gjobën ndaj “Bechtel & Enka”-s
Lexo po ashtu Ministria e Infrastrukturës po e shqyrton gjobën ndaj “Bechtel & Enka”-s

“Sipas kësaj aneks kontrate nuk është e qartë se si janë kalkuluar 53 milion euro dhe se në çfarë baze është shtyre afati për plus 152 ditë shtesë. KDI përmes konferencës për media në dhjetorin e 2018 ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës sqarime se si janë kalkuluar 53 milion euro, por deri më tani nuk kemi pranuar asnjë informatë shtesë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/