LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës po e shqyrton gjobën ndaj “Bechtel & Enka”-s

Ministria e Infrastrukturës po e shqyrton gjobën ndaj “Bechtel & Enka”-s

Veturat e qytetarëve të Kosovës as vitin e kaluar nuk arritën të qarkullojnë në autostradën “Arbën Xhaferi” siç ishte premtuar. Konsorziumi amerikano-turk “Bechtel & Enka” nuk i përfundoi punimet brenda afatit të përcaktuar kohor, më 31 dhjetor. Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë gjetur vështirësimin e motit si arsyetim për zvarritjen e punimeve në këtë pjesë, shkruan gazeta “Zëri”.

Reklama

Ministria e Infrastrukturës nuk arriti të mbajë premtimin publik se më 31 dhjetor do të përfundojë ndërtimi i autostradës më të madhe në vend. Autostrada “Arbën Xhaferi” ende nuk është e gatshme për qarkullim të automjeteve. Për këtë në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se janë duke e shqyrtuar kontratën për të vepruar karshi kushteve që parashihen aty.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, i ka thënë gazetës “Zëri” se janë duke punuar me ekipin e Zyrës Ligjore për të parë nëse mund të shqiptohen ndëshkime ndaj “Bechtel & Enka”-s.
“Ne jemi duke shqyrtuar kontratën, të cilën e kemi me ‘Bechtel & Enka’-n dhe do të shohim mundësinë t’i përshtatemi kontratës si do të veprojmë. Nuk përjashtohet mundësia për ta gjobitur, por ne po punojmë me ekipin e Zyrës Ligjore që të shqyrtohet kontrata, se a do të mundë të shqiptojmë ndëshkime ndaj ‘Bechtel & Enka’-s ose jo. Për shkak të kushteve atmosferike ne nuk kemi mundur të përfundojmë punën të cilën e kemi pasur të kontraktuar”, është shprehur Kadriu.

Ndërtimi i autostradës duket se do të zvarritet edhe gjatë pasi zëvendësministri i dikasterit të Infrastrukturës thotë se duhet pritur deri në përmirësim të kushteve atmosferike.
“Kompania nuk ka kohë shtesë, por problemi është se për shkak të kushteve atmosferike duhet të presim edhe pak deri në përmirësim, sepse na ka mbetur vetëm ura për t’u asfaltuar, të gjitha kanë përfunduar. Gjithçka që është e paraparë në kontratë ne do ta implementojmë në përpikëri. Nëse ka gjoba do t’i aplikojmë, nëse nuk ka nuk mund të aplikojmë. Ne e kemi gjetur atë kontratë të kontraktuar në vitin 2014, ne nuk e kemi bërë atë kontratë. Ne punojmë konform kontratës dhe kushteve të kontratës. Ne do të marrim masat taman qysh duhet”, ka paralajmëruar në mes të tjerash zëvendësministri i Infrastrukturës.

Ndërkohë, ish-ministri Lutfi Zharku që ka drejtuar këtë dikaster ka kërkuar me ngulm ndëshkimin e “Bechtel Enka”-s
“Qysh na kanë penalizuar ata duhet t’i penalizojmë edhe ne. Në të njëjtën mënyrë. Nuk janë kryer punët me afat. Moti nuk është arsye dhe është dashur të kryhen punët në përputhje me marrëveshjen. Nëse Qeveria nuk e gjobit ‘Bechtel’-in, atëherë vendimi është katastrofal”, ka kërkuar Zharku. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Korporata Rugove
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Botë
Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Ekonomi
Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Vitaland
Kalo në kategori