LAJMI I FUNDIT:

KDI: Lëvizja Vetëvendosje të mos vonojë procesin e formimit të qeverisë së re

KDI: Lëvizja Vetëvendosje të mos vonojë procesin e formimit të qeverisë së re

Kosova tashmë ndodhet në procedura kushtetuese të formimit të një qeverie të re, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës më 25 mars.

“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson që pas katër letërkëmbimeve në mes të Presidentit dhe Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues i zgjedhjeve në tre javët e fundit, kjo e fundit, pa humbur kohë duhet të ushtrojë të drejtën për të dërguar emrin e mandatarit për formimin e qeverisë. Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Lëvizja Vetëvendosje, që si fituese e zgjedhjeve, të zhvillojë konsulta me subjektet e tjera politike për lidhje të koalicionit të ri dhe të caktojë brenda një afati sa më të shpejtë kohor mandatarin e ri për të formuar Qeverinë. Nëse LVV nuk ka vullnet politik për ta dërguar emrin e një mandatari për formimin e qeverisë së re, ajo mund ta ushtrojë të drejtën e refuzimit të mandatit, siç parashihet edhe në aktgjykimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KDI-së.


KDI ka theksuar se megjithëse Kushtetuta jonë nuk e përcakton afatin kohor për propozimin e mandatarit, konsiderojmë se çdo vonesë në shfrytëzimin e kësaj dispozite kushtetuese mund ta shpijë vendin në ngërç institucional dhe kushtetues, si dhe do ta cenojë edhe parimin e stabilitetit institucional të vendit, duke ia pamundësuar Kuvendit ushtrimin e kompetencave të tij në zgjedhjen e Qeverisë.

“Ne vlerësojmë që stabiliteti institucional është vlerë që duhet të promovohet nga të gjitha subjektet politike në Kosovë, në përputhje edhe me legjitimitetin qytetar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori