Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se Kuvendi i Kosovës është duke neglizhuar shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin për vitin 2019, një prej projektligjeve më me rëndësi. Dy muaj është afati i rregullt kohor që Kuvendi e ka në dispozicion që t’i jap miratimin final këtij projektligji që nga data kur është sjellë në Kuvend nga Qeveria.
Qeveria e ka proceduar në Kuvend, Projektligjin për Buxhetin me 31 tetor të vitit 2018, mirëpo projektligji ka arritur që të miratohet në parim në Kuvend me datë 21 dhjetor 2018.
“Meqë Kuvendi nuk ka arritur që të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin deri në fund të muajit dhjetor ashtu siç parashihet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë shqyrtimi i tij është shtyrë për muajin janar të vitit 2019. Në këtë rast, Kuvendi ka qenë i obliguar në bazë të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike gjegjësisht neni 24.2 të marrë vendim për zgjatjen e Ligjit për Buxhetin të vitit paraprak për muajin janar të vitit 2019. Ndërsa, në rast se Kuvendi nuk do të arrinte që ta miratonte në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin për vitin 2019 në muajin janar, atëherë Kuvendi do të duhej që të marrë sërish vendim për zgjatje të ligjit paraprak edhe për muajin shkurt”, thekson KDI në një komunikatë për media.
Mungesa e një vendimi të tillë nga ana e Kuvendit, e bën të kundërligjshme çdo pagesë dhe shpenzim nga çdo organizatë buxhetore gjatë muajit janar bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (neni 24.3).
“Kjo nënkupton që asnjë shërbyes civil ose kompani kontraktuese nga cilado organizatë buxhetore nuk mund të paguhet dhe as të kryhet asnjë shpenzim nga organizatat buxhetore përderisa nuk ka një vendim nga Kuvendi që autorizon zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit paraprak për muajin janar. Është me rëndësi të theksohet fakti që në rast të zgjatjes së Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit paraprak për tre muajt e parë të vitit aktual, buxheti që mund të shpenzohet për këta muaj është 1/12 pjesë e buxhetit të vitit të kaluar që është shpenzuar në të njëjtën periudhë kohore”.
Përveç kësaj, më 21 janar të këtij viti, Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur mbledhje të mbyllur për publikun për shqyrtim të dytë të Projektligjit për Buxhetin për vitin 2019, ku edhe do të duhej të votoheshin amendamentet e komisionit funksional si dhe komisioneve të tjera për këtë projektligj. Në bazë të Rregullores së Punës, neni 65.1 mbledhjet e komisioneve duhet të jenë të hapura përveç disa rasteve që specifikohen në këtë nen e që asnjë nga ato nuk korrespondon me pikën e diskutuar në këtë mbledhje, atë për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin.
Është tejet e rëndësishme që miratimi i projektbuxhetit të bëhet brenda afateve të përcaktuar me ligjin e lartpërmendur, andaj KDI kërkon që të respektohen këto afate dhe që ky projektligj t’i nënshtrohet debatit parlamentar dhe konsultimeve të nevojshme me publikun si dhe të garantohet transparencë e plotë gjatë këtij procesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel