Ndeshja e xhiros IV e Prince Caffe Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, që ishte e paraparë të zhvillohej nesër më 11 nëntor, është shtyrë për një datë tjetër.

Kjo pas dy rasteve pozitive me COVID-19 në skuadrën e Pejës.


Emrat e lojtarëve të prekur nuk janë bërë të ditur nga klubi, por që e kanë konfirmuar lajmin.

123437583 3481621678594585 2661514897290654264 o 1

“Me keqardhje ju informojmë se dy lojtarë tonë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 dhe janë nënshtruar masës së izolimit sipas rekomandimeve të IKSHPK-se dhe se nesër do te testohet edhe pjesa tjetër e ekipës.  Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit e cila do duhej të zhvillohet nesër shtyhet për një datë tjetër”, ka shkruar klubi i Pejës.

Në anën tjetër Bashkimi ka shprehur keqardhje për situatën në ekipin pejan dhe iu ka uruar shërim të shpejtë basketbollistëve verdhezi.

Data e re e ndeshjes do të mësohet pas njoftimit të FBK-së. /Telegrafi/

telegrafi sport app