Katy Perry shokoi fansat me një lëvizje në festën e ditëlindjes: Torta përfundoi në dysheme

Ylli i muzikës pop, Katy Perry, festoi ditëlindjen e saj të 41-të, por në vend të urimeve, ajo u prit me kritika të shumta në rrjetet sociale për një veprim që shumë e konsideruan të papërshtatshëm.
Këngëtarja, e cila aktualisht është në turneun e saj Lifetimes, festoi ditëlindjen më 25 tetor dhe ekipi i saj e surprizoi me një tortë të madhe. Perry postoi foto dhe video nga festimi në rrjetet sociale, përfshirë momentin kur shuajti qirinjtë para turmës.
Pak më vonë, Perry rrëmbeu tortën dhe ia hodhi një anëtari të ekipit të saj, i cili arriti t’i shmangej në momentin e fundit. Torta përfundoi në dysheme dhe disa valltarë filluan të hanin copa nga dyshemeja, ndërsa partneri i saj i ri, ish-politikani kanadez Justin Trudeau, e shikonte.
Videoja e festimit shkaktoi shpejt një mori komentesh negative. Ndërsa disa i dolën në mbrojtje këngëtares, shumica e përdoruesve të mediave sociale e dënuan veprimin e saj, duke e quajtur të papjekur dhe mungesë respekti.
"Ekipi e surprizoi me një tortë ditëlindjeje dhe ajo ia hodhi dikujt. Kjo grua është në të vërtetë patetike", "Një grua e rritur që qartësisht nuk interesohet për përpjekjet e atyre që e bënë tortën dhe të atyre që do ta pastrojnë rrëmujën më vonë", ishin disa nga komentet.
Shumë veta theksuan se sjellja e këngëtares tregonte mungesë respekti për njerëzit që i bënë një surprizë, ndërsa të tjerë kujtuan se skena të tilla nuk i shkojnë dikujt me karrierën dhe përvojën e saj. /Telegrafi/




























































