Katy Perry rrëfen për depresionin që pati pasi albumi i saj nuk pati sukses

Këngëtarja Katy Perry është hapur rreth përjetimeve të saj, pas albumit i cili nuk pati sukses.
Kjo vjen, pasi ajo shpesh ka pasur një sërë hitesh dhe ka fituar çmime të shumta, ndërsa albumi i fundit nuk arriti të renditet në top-lista, shkruan Mirror.
35-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë, ka folur me guxim se si u ndikua shëndeti i saj mendor nga ky mossukses.

Njëra nga këngët në albumin "Witness', "Chained To The Rhythm", arriti të jetë në top-listat e Billboard, por këngët e tjera nuk u pritën edhe shumë mirë.
Krijuesja e hitit "Roar", kishte lansuar albumin në gusht të viti 2019, ndërsa tani ajo ka rrëfyer se u bë pre e depresionit dhe pasigurisë.
Katy foli për kohën e errët gjatë një interviste në një emision australian Seven's The Morning Show.

"Unë u bëra shumë e pasigurt dhe u detyrova të organizoja një udhëtim, për t'u qetësuar si emocionalisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht", ka thënë ajo.
Këngëtarja gjithashtu tregoi për shtatzëninë e saj në mesin e pandemisë COVID-19, duke e cilësuar si një kohë tejet të vështirë për t'u tejkaluar. /Telegrafi/













































