Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar së fundmi në Sydney të Australisë, në një kohë kur i fejuari i saj, aktori Orlando Bloom, ndodhej në anën tjetër të botës – në New York – mes raportimeve të reja befasuese për “tension” në marrëdhënien e tyre.

Në fotot ekskluzive të siguruara nga DailyMail, 40-vjeçarja është parë teksa vizitonte parkun e famshëm të argëtimit Luna Park, së bashku me vajzën e saj katërvjeçare, Daisy, të cilën e ka me aktorin 48-vjeçar.


E veshur me një kostum në formë arushi, me veshë të rrumbullakët dhe të varur, Katy dukej e qetë dhe e përmbajtur.

Kostumin ajo e kishte kombinuar me atlete gri dhe portokalli, ndërsa mbante një çantë Balenciaga të zezë të varur rreth kraharorit, kapele sportive dhe syze të errëta.

Edhe vajza e saj Daisy kishte veshur një version të vogël të të njëjtit kostum, të kombinuar me një pallto të trashë ngjyrë kafe.

Megjithëse ndodhej në një vend që zakonisht sjell gëzim, Katy nuk dukej aspak entuziaste. Atmosfera e saj e zymtë lidhej ndoshta me zërat e fundit për përçarje në marrëdhënien me yllin e “Pirates of the Caribbean”.

Në të njëjtën kohë, Orlando Bloom dukej në humor shumë më të mirë në Festivalin Tribeca në Nju Jork, ku pozoi në tapetin e kuq së bashku me qenin e vogël të çiftit, një Teacup Poodle të quajtur Biggie Smalls.

I veshur me një bluzë të zezë të ngushtë dhe pantallona gri me vija elegante, Bloom madje bëri poza me fytyra puthëse drejt qenit të tij të vogël.

Këto paraqitje të ndara të çiftit në kontinente të ndryshme vijnë në një kohë kur burime për People kanë treguar se albumi i fundit i Katy-t, 143, ka sjellë tensione në marrëdhënien e saj me Bloom.

Albumi, i publikuar në shtator të vitit 2024, u prit dobët si nga fansat ashtu edhe nga kritika – disa madje e përshkruan si “tingëllon si i krijuar me AI”.

“Katy ishte jashtëzakonisht e zhgënjyer pas reagimeve ndaj albumit të saj të ri. Ishte shumë e stresuar,” tha një burim. “Orlando tregoi mirëkuptim, por gjithsesi krijoi tension mes tyre,” shtoi i njëjti person për aktorin e njohur nga “Lord of The Rings”, i cili është baba i Daisy Dove-s.

Një burim tjetër tha se edhe komentet negative për disa koncerte të turneut të saj ndikuan në raportin mes tyre. “Ajo mbeti e zhgënjyer edhe nga disa nga vlerësimet për turneun. Kjo ka shkaktuar stres në marrëdhënien e tyre.”

Për më tepër, Perry së fundmi ka shkaktuar polemika kur thuhet se akuzoi një fans të hutuar se kishte dërguar mesazhe private tek Bloom.

Aktualisht ajo është në turneun e saj global Lifetimes, ndërsa përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar ende për DailyMail.com lidhur me raportimet.

Më vonë gjatë ditës së martë, Orlando u shfaq në emisionin The Tonight Show, ku mahniti Jimmy Fallon-in me qenin e tij të vogël, për të cilin menaxheri i tij tha se “është në trend”.

“Menaxheri më thotë: ‘E di që je trending?’ dhe unë i përgjigjem: ‘Shkëlqyeshëm, jam trending!’” tregoi aktori me humor. “Ai vazhdon: ‘Epo, jo ti në fakt... është qeni!’”

Orlando shtoi se e konsideron Biggie Smalls si një “kafshë mbështetëse emocionale” dhe zbuloi se qeni e shoqëron kudo.

Më pas, ai foli edhe për përvojat e tij me hedhje me parashutë dhe tha se ndjehej sikur po fluturonte: “Është mënyra më e shpejtë që një njeri mund të shtyhet përpara në Tokë pa ndihmën e ndonjë motori. Dhe vërtet ndihesh sikur po fluturon,” tha ai, duke bërë shaka në fund: “Marvel, jam gati!”. /Telegrafi/