LAJMI I FUNDIT:

Katolikët festojnë Pashkët, mesazhe për paqe nga kardinalët në Vatikan e Shqipëri

Katolikët festojnë Pashkët, mesazhe për paqe nga kardinalët në Vatikan e Shqipëri

Besimtarët katolikë festojnë këtë fundjavë festën që përkon me Ringjalljen e Krishtit.

Për këto pashkë, kardinalët shqiptarë kanë uruar besimtarët për paqe e begati.


Katolikët festojnë këtë fundjavë pashkët. Nga Vatikani, Kardinali Ernest Troshan Simoni ka uruar të gjithë besimtarët per paqe dhe begati, duke iu kujtuar atyre që të kenë në mendje Krishtin.

Edhe Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkev i Shkodrës ka dhënë një mesazh paqeje dhe shprese. Ai  ka theksuar se pa Zotin, asgjë nuk ka dritë, ndërsa ka shtuar se duhet të pranojmë me përulësi se bota është larg nga shembull i përsosmërisë se Jezu Krishtit.

“Është një mesazh paqeje dhe shprese, që dëshiroj t’ju mbërrijë të gjithëve ju, familjeve tuaja, si edhe personave tuaj të shtrenjtë që keni larg, që gjenden në situata të dhimbshme dhe të trishta: të sëmurë, të burgosur, të varfër dhe nevojtarë.Mesazh paqeje në një botë të copëtuar nga lufta dhe të pushtuar nga fantazma e një konflikti të mundshëm në shkallë të gjerë. Një mesazh shprese që na ndihmon ta lexojmë të tashmen me sytë e fesë dhe që na largon çdo frikë për të ardhmen”, theksoi ai.

Bota është e mbushur me lajmet që vijnë nga zonat e nxehta të luftës por edhe nga vendi ku shumë familje vuajnë në varfëri. Arqipeshkvi Massafra tha se kjo dëshmon largimin e njeriut nga zoti i tij.

“Duhet të pranojmë me përulësi se bota jonë është aq larg nga një shembull i tillë përsosmërie dhe shkaku i çdo të keqeje të madhe qëndron pikërisht në mosimitimin e Mësuesit dhe të Zotit tonë. Po përjetojmë, sot si asnjëherë më parë, se sa e vërtetë është që, pasi e kemi hequr Zotin nga bota jonë, nga mendimet tona dhe nga zgjedhjet që duhen bërë çdo ditë në sferën personale, politike dhe shoqërore, gjithçka priremi që ta shohim zi”.

Sipas ritit të festës së Pashkës, besimtarët kremtojnë të premten Udhën e Kryqit, ndërsa të shtunën në mbrëmje, festojnë ngjalljen e Jezu Krishtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori