Reperi i njohur, Don Xhoni mbrëmë në mesnatë (e enjte) ka publikuar projektin më të ri muzikor.

“Katile” mban titullin kënga që po pritet mirë nga ana e fansave të tij, ndërsa një sukses të madh e ka arritur edhe në kanalin zyrtar në YouTube.


Kënga e re e reperit nga Drenica ka grumbulluar një milionë klikime pa u bërë ende 24 orë nga publikimi.

Screenshot 28 4 Foto: Don Xhoni/Instagram

Ky lajm padyshim e ka lumturuar reperin i cili në një postim në InstaStory ka falënderuar fansat.

Ndërkohë, kujtojmë që klipi i reperi mori vëmendje të madhe për shkak se protagoniste në të ishte modelja dhe aktorja shqiptare, Megi Pojani.

auto don xhoni 292273623 1957179081132036 2730588267106900920 n e16572309949621657257148 Foto: Don Xhoni/Instagram

Dyshja në disa skena madje u shfaqën të veshur si dhëndër dhe nuse.

Ndërkohë, kujtojmë që reperi i famshëm krahas projekteve mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/