Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj gjashtë të akuzuarve Blerim Mulliqi, Bekim Bruçi, Dukagjin Deda, Sadri Berisha, Pashk Krasniqi dhe Ramadan Zeqiraj, të akuzuar për veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Ushtrim ndikimi”, “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”, në rastin “Subvencionet II”, duke i dënuar (së bashku) me 4 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.
Aktgjykimi ndaj gjashtë të akuzuarve u shpall të mërkurën, nga gjykatësja Violeta Namani.
Ndërsa, gjykimi në këtë rast do të vazhdojë për të akuzuarit Luan Statovci, Sedat Shkodra, Berat Nika, Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Hazir Metaj dhe Hysni Morina.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarin Blerim Mulliqi, për veprën penale “Marrje ryshfeti”, gjykata e dënon me 1 vit e 6 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Po ashtu, i njëjti obligohet të kompensojë dëmin e shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën 8 mijë e 400 euro. Ndaj të akuzuarit Mulliqi, u shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të profesionit në administratë publike dhe në funksionet e shërbimeve publike.
Ndërsa, i akuzuari Bekim Bruçi për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, u dënua me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Në dënimin me burgim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Sipas aktgjykimit, të njëjtit, dënimi me burgim, me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 3 mijë e 600 euro.
Kurse, i akuzuari Dukagjin Deda për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Edhe të akuzuarit Deda, me pëlqimin e tij, dënimi me burgim mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.
Kurse, Ramdan Zeqiraj për veprat penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit Zeqiraj, dënimi me burgim prej 6 muajsh, mund t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në dhumën prej 4 mijë euro.
Ndërsa, për “Mashtrim me subvencione” u dënua me 5 mijë euro gjobë, i cili dënim duhet të paguhet në afat prej 15 ditëve jo më gjatë se 6 muaj pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë. Nëse i akuzuari Zeqiraj nuk dëshiron të paguajë dënimin me gjobë ose nuk mundet, i njëjti i zëvendësohet me burgim.
I akuzuari Zeqiraj obligohet të bëjë kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 12 mijë euro. Kurse, i akuzuari Sadri Berisha për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim, të njëjtit me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet në gjobë prej 4 mijë euro. I akuzuari Pashk Krasniqi, për veprën penale “Dhënie ryshfeti” u dënua me 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim. Të akuzuarit Krasniqi, dënimi me burg me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë në shumën 4 mijë euro.
Obligohet secili i akuzuar veç e veç t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën nga 100 euro dhe nga 100 euro për fondin e kompensimit të viktimiave të krimit. Përfaqësuesi i palës së dëmtuar nga Avokatura Shtetërore, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, udhëzohet në kontest civil.
Kurse, palët e pakënaqura sa i përket të akuzuarve që kanë pranuar fajësinë, kanë të drejtë ankese mbi lartësinë e dënimit. Kuse, sa i përket të akuzuarve që kanë arritur marrëveshje për pranim fajësie, kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 13 mars 2023, të akuzuarit Blerim Mulliqi dhe Bekim Bruçi, deklaruan se qëndrojnë prapa marrëveshjes rreth pranimit të fajësisë, të arritur në mes tyre dhe Prokurorisë Speciale. Ndërsa, akuzuarit Dukagjin Deda, Sadri Berisha dhe Pashk Krasniqi, e pranuan fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, kurse i akuzuari Ramadan Zeqiraj për veprat penale “Dhënie ryshfeti” dhe “Mashtrim me subvencione”.
Po në atë seancë, të akuzuarit Gëzim Morina, Afrim Mehmetaj, Donard Draga dhe Hazir Metaj, kanë pranuar fajësinë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, por jo edhe për veprën penale “Mashtrim me subvencione”. Ndërkaq, të akuzuarit Luan Statovci, Sadat Shkodra, Berat Nika, Rasim Zekaj dhe Hysni Morina, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.
Ndryshe, sipas akakuzës së 22 dhjetorit 2022, 15 të akuzuarit në rastin “Subvencionet II”, Luan Statovci, Blerim Mulliqi, Bekim Bruçi, Sedat Shkodra, Berat Nika, Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Dukagjin Deda, Ramdan Zeqiraj, Hazir Metaj, Sadri Berisha, Hysni Morina, dhe Pashk Krasniqi, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, mashtrim me subvencione dhe ushtrim ndikimi.
Dosjen e plotë të Prokurorisë në rastin “Subvencionet II”, mund ta gjeni KËTU. /BetimiPërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht