LAJMI I FUNDIT:

Katër ushtarakë rusë të vrarë në Siri

Katër ushtarakë rusë të vrarë në Siri

Katër ushtarakë rusë u vranë të enjten nga shpërthimi i një bombe artizanale gjatë kalimit të autokolonës së tyre rrugës për Homs, në qendër të Sirisë, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve duke cituar ushtrinë ruse.

“Më 16 shkurt, shpërthimi i një bombe artizanale të telekomanduar në distancë shkaktoi vdekjen e katër forcave ushtarake ruse. Dy persona të tjerë u plagosën, mjekët dhanë maksimumin për t’i shpëtuar jetën”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që saktësoi se automjeti i tyre ishte pjesë e një autokolone të ushtrisë siriane rrugës për Homs dhe i shënjestruar pranë aeroportit ushtarak të Tiyas.