LAJMI I FUNDIT:

Katër simptoma të tumorit në tru: Shenjat për alarmim të cilat nuk bën t’i injoroni!

Katër simptoma të tumorit në tru: Shenjat për alarmim të cilat nuk bën t’i injoroni!
dreamstime

Tumoret në tru shfaqen në forma dhe madhësi të ndryshme, prandaj edhe sipas tyre dallohen edhe simptomat

Është me rëndësi të dini t’i dalloni, edhe pse simptomat shpesh janë të paqarta. Prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes disa prej tyre.


Simptomat mund të dallohen varësisht nga personi, por edhe sipas intensitetit, transmeton Telegrafi.

1. Sulmet

Rreth 60 për qind të pacientëve me tumore në tru kanë së paku një sulm derisa tumori është duke u rritur, i cili pengon aktivitetin normal në tru. Si edhe tumoret, sulmet vijnë në forma të ndryshme, nga ngërçet e gjithë trupit deri te spazmat në një nyjë apo pjesë të fytyrës.

2. Ndryshime në kujtesë

Tumoret mund të shkaktojnë vrima në kujtesë, sidomos të llojit afatshkurtër, si edhe probleme me të folurit. Mund të ndodhin humbja e ekuilibrit dhe vështirësitë me aftësitë motorike.

3. Dobësimi i muskujve

Nëse hetoni humbje të forcës, dobësim apo shtangim në duar, këmbë apo në fytyrë të cilat zgjasin diç më shumë, gjithsesi shkoni te mjeku.

Këto ndryshime në dukje të padëmshme në sjellje mund të jenë simptomat më të hershme të tumorit në tru!
Lexo po ashtu Këto ndryshime në dukje të padëmshme në sjellje mund të jenë simptomat më të hershme të tumorit në tru!

4. Dhembja e kokës

Natyrisht nuk do të thotë që çdo dhembje koke është tumor në tru. Mirëpo nëse keni dhembje në kokë të cilat shfaqen apo ju përkeqësojnë gjatë një kohe të gjatë, gjithësi kërkoni ndihmën e mjekut, aq më parë nëse ju ndodh kur zgjoheni në mëngjes.

Dhembja e kokës mund të jetë e rëndë dhe shpesh janë të fuqishme nëse jeni më aktivë. Mirëpo, me këtë rast është me rëndësi të theksohen që simptomat e përmendura fare nuk është e thënë që kanë lidhje me tumorin, por me ndonjë gjendje tjetër shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori