Nëse je mërzitur t’i shoqërosh patatet e skuqura vetëm me kechup, ka ardhur koha të bësh vetë disa salca të tjera.

Produktet që do të nevojiten janë shumë të thjeshta, por shija do të jetë e veçantë.


Salca 1Përbërësit:

▪ 1 filxhan majonezë
▪ 1 lugë kafeje hudhër pluhur
▪ 1 lugë gjelle lëng limoni
▪ kripë dhe piper

Përzieni të gjithë përbërësit dhe lërini në frigorifer për gjysmë ore.Salca 2▪ Përbërësit: ▪ 250gr kaçkavall
▪ gjysmë filxhani qumësht krem

Vendosni kaçkavallin në një tigan në zjarr të mesëm. Kur të fillojë të shkrijë shtoni qumështin dhe trazoni derisa të bëhet një masë uniforme.Salca 3Përbërësit:

▪ 2/3 majonezë
▪ 1/3 filxhan kechup
▪ gjysmë luge kafeje qepë pluhur
▪ 1 lugë kafeje lëng turshie

Përzieni të gjithë përbërësit dhe lërini për gjysmë ore në frigorifer, deri sa shijet të lidhen me njëra-tjetrën.Salca 4▪ Përbërësit: ▪ 2/3 filxhan majonezë
▪ 1/3 filxhan mustardë
▪ 1-2 lugë kafeje mjaltë

Përzieni majonezën me mustardën. Shtoni fillimisht një lugë mjaltë dhe provoni. Nëse ka nevojë për ëmbëlsi shtoni dhe lugën tjetër.