LAJMI I FUNDIT:

Salcë e shpejtë për shpageta e Jamie Oliverit

Salcë e shpejtë për shpageta e Jamie Oliverit

Britaniku karizmatik, i cili famën e ka arritur me receta të shpejta, të shijshme dhe të shëndetshme, të cilat çdokush mund t’i përgatisë, madje edhe nëse nuk është mjeshtër në kuzhinë, kohë më parë ka publikuar bash një të tillë

Jamie në kanalin e vet në YouTube ka ndarë recetën për salcë të shpejtë për shpageta për përgatitjen e së cilës, siç thotë ai, duhen vetëm tre minuta, transmeton Telegrafi.


Është realitet që megjithatë do keni nevojë për kohë diç më shumë, mirëpo gjithsesi ende është fjala për specialitetin i cili është shumë i shijshëm, por sërish përgatitet shpejt dhe lehtë.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 konservë domate 400 gr;
– 1 paketë shpageta, sipas dëshirës,
– 1 grusht bizele të ngrira apo nga konserva;
– 1 spec i vogël djegës;
– 2 thelpinj hudhre;
– një grusht borzilok të freskët;
– pak vaj ulliri;
– kripë dhe piper sipas dëshirës;
– parmezan për hedhje sipër.

Përgatitja:

1. Më parë ziejmë shpagetat në atë mënyrë siç e bëni zakonisht.

2. Në pak vaj ulliri fërgoni hudhrën e grirë dhe specin djegës. Në tigan qitni edhe domatet nga konserva dhe shtypni me garuzhdë apo lugë.

3. Në këtë shtoni edhe një grusht bizele nga konserva, kripën dhe piperin, sipas dëshirës.

4. Në salcën e përgatitur derisa është ende e nxehtë, shtoni shpagetatme pak ujë në të cilin janë zier. Përzieni mirë dhe lini të zihen edhe rreth 30 sekonda.

5. Shërbeni me fletë të freskëta borziloku dhe me parmezanin e grirë në rende.

/Telegrafi/