LAJMI I FUNDIT:

Katër raste me COVID-19 nga Mamusha janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Katër raste me COVID-19 nga Mamusha janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive

Në Komunën e Mamushës sonte janë regjistruar gjashtë raste të reja.

Kryetari Abdulhadi Krasniq thotë për RTV Dukagjinin se infeksionet e reja janë raste kontakti nga familjarë të infektuar më parë, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se nga Mamusha janë katër raste të shtrira në Klinikën Infektive.

“Gjendja e tyre është duke u përmirësuar dukshëm. Rastet e para janë duke pritur ritestimin pasi janë shëruar plotësisht”.

Krasniq thotë se qytetarët nuk po i respektojnë sa duhet masat mbrojtëse./Telegrafi/