LAJMI I FUNDIT:

Katër persona nga Kërçova nuk kanë respektuar orën policore

Katër persona nga Kërçova nuk kanë respektuar orën policore

Gjendja e sigurisë në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB Ohër, ku është edhe Kërçova, është stabile. Gjatë 24 orëve të kaluara, në periudhën prej orës 21 më 1 prill deri ora 7 më 2 prill, katër persona në Kërçovë nuk i kanë respektuar masat për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit KOVID-19.

“Nuk ka tubime të qytetarëve, prishje të rendit publik dhe qetësisë, as fatkeqësi të komunikacionit. Pa penguar po zhvillohet kontrolli i personave, të cilët janë nën masat e karantinës së obliguar shtetërore, mbikëqyrjes shëndetësore dhe izolimit shtëpiak dhe vetizolimit të obliguar 14-ditor”, informoi zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski.


Ai shtoi se janë kryer 61 kontrolle të personave të evidentuar me vendim për izolim, prej të cilëve katër në Kërçovë. Janë zbatuar 286 kontrolle ndaj personave në vetizolim, prej të cilëve dy persona nga Kërçova.

Nëpunësit policorë kanë kryer edhe 107 kontrolle në objekte hotelierike.