Barcelona është vetëm një nga katër ekipe që e ka kthyer rezultatin nga ndeshja e parë kur kishin humbur me katër gola diferencë.

UEFA.com ka nxjerrë ndeshjet që ka pasur rezultatet të frikshme nga ndeshja e parë, por që në të dytën gjithçka ka ndryshuar.


Kthimin kishin ndodhur në garat si Fituesit e Kupave, Kupa e UEFA-s, por që nuk kishte ndodhur asnjëherë në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Ndeshja e parë: La Chaux-de-Fonds 6-2 Leixoes Ndeshja e dytë: Leixoes 5-0 La Chaux-de-Fonds1961/62 Fituesit e Kupave – raundi i parë 

Leixoes kishte kujtime të bukura pasi kishin fituar Kupën e Portugalisë 2-0 përballë Porto në vitin 1961. Në raundin e parë në garat evropiane ata kishin të bëjnë me skuadrën franceze La Chaux-de-Fonds, por që u mposhtën 6-2. Ndeshja e dytë ishte histori në vete pasi portugezët shënuan pesë herë dhe kaluan në raundin tjetër.

Ndeshja e parë: Queens Park Rangers 6-2 Partizan Ndeshja e dytë: Partizan 4-0 Queens Park Rangers1984/85 Kupa e UEFA-s – raundi i dytë 

Partizani i Beogradit ishte poshtëruar në ndeshjen e parë në stadiumin e Arsenalit, ‘Highbury’ (6:2), ku QPR i zhvillonte ndeshjet në garat evropiane.

Por Partizani në ndeshjen e dytë shënoi katër herë duke mos pranuar gola dhe duke kaluar tutje.

Ndeshja e parë: Borussia Monchengladbach 5-1 Real Madrid Ndeshja e dytë: Real Madrid 4-0 Borussia Monchengladbach1985/86 Kupa e UEFA-s – raundi i tretë 

Mbretërit ishin poshtëruar nga gjermanët e Monchengladbach  që udjëhiqëshin ën sulm nga legjenda Jupp Heynckes me rezultat 5-1.

real 1 2

Ndeshja e dytë kishte histori tjetër, pasi spanjollët shënuan katër herë dhe nuk pranuan gol për të kaluar në raundin tjetër.

Sulmuesi Junaiton kishte thënë pas ndeshje: “Kam qenë pjesë e Kombëtares spanjolle në dy Kupa të Botës, kam fituar trofe me Madridin, por ky rikthim thotë shumë. Është dita më e lumtur e jetës time”.

Ndeshja e parë: Paris Saint-Germain 4-0 Barcelona Ndeshja e dytë: Barcelona 6-1 Paris Saint-Germain2016/17 Liga e KAMPIONËVE – Rundi i 1/16

Ndeshja e parë e Barcelonës kundër PSG-së, ishte me e dobëta ndoshta në histori të klubit, ku pësuan hiq më pak se katër gola.

Ndeshja e dytë ishte histori në vete. Kthimi më i madh në histori të Ligës së Kampionëve. Barcelonës i duhej një rezultat 4-0, ose 6-1 për të kaluar tutje. Dhe atë e bënë këtë. Suarez, Messi, Neymar morën skuadrën mbi supe dhe shënuan gjashtë herë, pasi kishin pranuar një gol.

Ata që jetojnë në këtë epokë e panë një prej kthimeve më të mëdha në histori, ndoshta e papërsëritshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app