LAJMI I FUNDIT:

Katër kompani në Maqedoni kanë bartës të funksioneve publike në strukturat pronësore

Katër kompani në Maqedoni kanë bartës të funksioneve publike në strukturat pronësore

Vetëm katër nga gjithsej 77 kompani – aplikuese (fituese) të mjeteve nga thirrja e parë e Planit për rritje ekonomike, janë prononcuar se në strukturën e tyre pronësore kanë person që është bartës i funksionit publik, apo anëtar i familjes së tyre më të ngushtë.

Siç thonë nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT), projektet investuese të katër kompanive, do të dorëzohen sërish në shqyrtim deri te Komiteti për miratim të investimeve, sipas kritereve për selektim dhe konform rregulloreve të thirrjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pagesa e mjeteve, në pajtim me procedurat e Fondit, do të realizohet në mënyrë kuartale.

Deklarata kanë parashtruar kompanitë: “Mikrosam Prilep SHA” – Vele Samak, (aksioner) ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja në Qeverinë e Maqedonisë, “Kontura SHPKNJP Shkup” – Elena Doneva, pronare, anëtare e familjes më të ngushtë Jovan Donev ish-ambasador në MPJ-në e Maqedonisë, funksionin e ka kryer përfundimisht me 28.02.2017. “T-Sens Consulting SHPK Shkup” – Merita Ademi, bashkëthemeluese, anëtare e familjes së ngushtë të Asaf Ademit, ministër i Kulturës në Qeverinë e Maqedonisë nga 01.06.2018. Si plotësim i kërkesës, në dokument të veçantë personi Hristina Kerkez, një nga pronarët eDhe firma “Dekodis SHPJ eksport-import Shkup”, – Hristina Kerkez, anëtare e familjes së ngushtë së Cvetanka Laskova, këshilltare e posaçme në Zyrën e kryeministrit të Maqedonisë, edhe pse këshilltarja e theksuar nuk është bartëse e funksionit publik.