Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.

Ajo do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.


Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe muzikantja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ecila do të nderohet në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.

sunnyhillnews 254431486126462709785510402324803723928318n

E teksa ndodhet në Washington DC, presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bahsollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington DC për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

sunnyhillnews 25454452531527547682783362605602429907298012n

Në rrjetet sociale, janë publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohura të Kosovës në Amerikë.

Dua mund të shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”.

sunnyhillnews 2544292885987354113650752799481416026256684n

Të trija femrat e suksesshme në art kanë marrë gjithashtu urimet e pakursyera të asaj që njihet si gruaja numër një e vendit, presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/

sunnyhillnews 2544841974696157044777143749905837215895435n

sunnyhillnews 2551130636254534288346637730716509786058280n

sunnyhillnews 2545445372955264991393919280595433443248487n 1

sunnyhillnews 2547584753091914847723837517448361022318906n