LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat që Sir Jim Ratcliffe synon t’i ndryshojë për dallim nga familja Glazers tek Man United

Katër gjërat që Sir Jim Ratcliffe synon t’i ndryshojë për dallim nga familja Glazers tek Man United

Vendimi i Sir Jim Ratcliffe për të blerë 25 për qind të aksioneve të Manchester United ishte përcjell me negativitet në fillim.

Teksa grupi INEOS po i afrohet ratifikimit nga ana e Ligës Premier për blerjen e aksioneve, ka një ndjenjë optimizmi se gjërat mund të ndryshojnë në “Old Trafford”.


Edhe pse nuk kanë tërësisht kontroll të plotë, Ratcliffe dhe ekipi i tij tashmë kanë bërë disa lëvizje duke treguar dëshirën e tyre për të bërë gjërat më ndryshe se sa Glazers.

Krijimi i strukturave të duhura

Për herë të parë që nga ditët e David Gill dhe Sir Alex Ferguson, Man United janë duke bërë përpjekje për të krijuar një strukturë të duhur për të arritur majet e futbollit evropian.

INEOS pritet që të sjellë persona me përvojë në fusha të ndryshme për të marrë ‘vendimet e vështira’ në klub. Ata tashmë veçse kanë punësuar ish-shefin ekzekutiv të Man Cityt, Omar Berrada, i cili do të marrë rolin e shefit ekzekutiv tek United.

Michael Olise tashmë ka ‘bërë zgjedhjen’ e tij mes Chelseat dhe Manchester United
Lexo po ashtu Michael Olise tashmë ka ‘bërë zgjedhjen’ e tij mes Chelseat dhe Manchester United

Operacionet komerciale dhe futbolli shkojnë dorë për dore

Fillimisht, ishte paraparë që Glazers të mbikqyrnin operacionet komerciale ndërsa Ratcliffe të fokusohej kryesisht vetëm tek çështjet që kanë të bëjnë me futbollin.

Kjo tanimë do të ndryshojë pasi Ratcliffe dhe ekipi i tij gjithashtu do të kenë një rol vendimmarrës në operacionet komerciale.

Suksesi në atë aspekt nuk mund të arrihet pa sukseset në futboll. Manchester United ishte bërë një brend botëror vetëm për shkak të punës së palodhshme të Sir Alex në fushë.

Vendosni futbollin në rend të parë

Besojeni apo jo, Manchester United më në fund janë duke bërë hapa përpara drejt krijimit të një ambienti që e vendos ‘futbollin në rend të parë’. Ju mund të thoni se kjo është diçka e pashmangshme në një klub të futbollit, por nuk është ky rasti.

Ten Hag thotë se 'nuk ka hapësirë' për sulmues të ri te Man Utd
Lexo po ashtu Ten Hag thotë se 'nuk ka hapësirë' për sulmues të ri te Man Utd

Të gjitha vendimet për transferime i takojnë drejtorit sportiv

Dhe më në fund, të gjitha vendimet brenda klubit sa i përket transferimeve do t’i takojnë drejtorit sportiv.

Paraprakisht, Ed Woodward kishte thënë fjalën e fundit për shumicën e transferimeve dhe Man United tani po detyrohet të paguajë çmimin për gabimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori