Megjithëse fëmijët shpesh fajësojnë prindërit për problemet që hasin kur rriten, psikologët zbulojnë se kjo nuk është qasja më e shëndetshme dhe produktive
Mirëpo, edhe prindërit kanë frikë se metodat e tyre mund të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve.
Epo, të jesh prind është përgjegjësi e madhe dhe nuk ka receta që mund t’ju ndihmojnë. Gjithsesi, ka një listë me gjëra që bëjnë prindërit e mirë herë pas here, për t’i edukuar fëmijët në mënyrën e duhur:
Ata u japin fëmijëve kohë të lirë të mjaftueshme
Shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë sukses, aq shumë sa ata fillojnë të mbikëqyrin ditën e tyre me aktivitete jashtëshkollore.
Nëse fëmija juaj merr kurse pianoje, matematike shkon në stërvitje futbolli, ose kurs kërcimi, të gjitha këto mund të jenë të rëndësishme për zhvillimin e tyre të përgjithshëm, por u japin atyre shumë stres.
Fëmijët janë individë dhe duan të kenë kohë edhe të luajnë. Nëse nga koha e tyre e lirë i merrni orë për kurse, kjo gjë u shkakton atyre shpërthime emocionale dhe probleme me sjelljen.
Ata nuk përpiqen të jenë prindërit perfekt
Prindërimi mund të jetë i vështirë dhe ne duhet të përpiqemi të bëjmë çmos që fëmijët tanë të jenë të lumtur. Sidoqoftë, ekziston një ndryshim i madh mes “dhënies së maksimumit” dhe “të qenit i përsosur”.
Kur prindërit vendosin standarde të pamundura për veten e tyre, ata i privojnë fëmijët nga përvojat e vlefshme. Këtij stili prindërimi i mungon origjinaliteti, pasi prindërit kurrë nuk shprehin emocionet e tyre të vërteta dhe përpiqen të kenë gjithçka nën kontroll.
Prindërit ndihen fajtorë për mospërmbushjen e qëllimeve të pamundura dhe përfundojnë duke sjellë zhgënjime në marrëdhëniet që kanë me fëmijën e tyre.
Nuk i ndëshkojnë fëmijët
Fëmijët imitojnë sjelljen e prindërve dhe mësojnë nga veprimet e tyre.
Pra, nëse fëmija bën diçka të gabuar, prindërit duhet të përdorin metoda pozitive të prindërimit dhe t’u shpjegojnë atyre pse kjo sjellje është e papranueshme.
Ndëshkimi i fëmijës nuk është zgjidhja, sepse fëmija nuk i kupton pasojat e sjelljes së tyre dhe pse është e gabuar.
Ata krijojnë kujtime të lumtura për fëmijët e tyre
Kujtimet e fëmijërisë na ndihmojnë të kuptojmë si duhet të reagojmë ndaj ngjarjeve të caktuara dhe të perceptojmë botën, këshillon Class.
Hulumtimet kanë treguar se fëmijët që kanë shumë kujtime të lumtura rriten më të shëndetshëm dhe më të kënaqur me jetën. Ata kanë tendencë të kenë një këndvështrim më pozitiv për jetën dhe aftësi më të mira të përballimit të stresit.
Këta fëmijë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga depresioni dhe janë më të prirur për të krijuar marrëdhënie më të shëndetshme me njerëzit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Hormoni i shtatzënisë: Çfarë është Beta h-CG dhe si ndryshohen vlerat e saj!
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Edemet (ënjtja) e duarve dhe këmbëve pas lindjes
A e keni ditur që kontracepcioni vërtet shton dëshirën për seks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre