Artriti është një gjendje e pakëndshme dhe e dhimbshme, e cila mund të shkaktojë ënjtje, ndjeshmëri, inflamacion dhe dobësi të muskujve, si dhe rraskapitje
Edhe pse nuk ka kurë, mendohet se dieta mund të luajë një rol në menaxhimin e simptomave.
Ushqimet e pasura me kalium mund të jenë kyçe në luftimin e artritit.
Kaliumi në dietë ndihmon në balancimin e kripës së tepërt, duke reduktuar mbajtjen e lëngjeve dhe duke ndihmuar përdorimin e duhur të kalciumit në kocka dhe kyçe.
Një studim i publikuar në Journal of Pain, gjeti një lidhje midis niveleve të ulëta të kaliumit dhe artritit reumatoid. Është përshkruar se pacientët me artrit reumatoid kanë përqendrime dukshëm më të ulëta të kaliumit në serum sesa subjektet e shëndetshme.
Si pjesë e studimit, një grup pjesëmarrësish me artrit reumatoid përjetuan më pak dhimbje pas marrjes së suplementeve të kaliumit për 28 ditë, krahasuar me ata që nuk e morën.
Burime të mira të kaliumit janë bananet, pjepri, portokalli dhe kajsitë.
Njëqind gramë banane përmban 358 mg kalium, ndërsa e njëjta sasi e pjeprit ka 267 mg. Njëqind gramë portokall kanë 181 mg kalium, dhe kajsitë kanë 259 mg. Kajsia e thatë është edhe më e pasur me kalium dhe përmban deri në 1162 mg në njëqind gramë.
Artriti reumatoid është forma e dytë më e zakonshme e artritit, e para është osteartriti.
Ndodh kur sistemi imunitar synon nyjat, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje. Fillimisht, ai komprometon kërcin e lëmuar në nyje, duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe duke çuar në dhimbje dhe ngurtësi.
Simptomat e artritit varen nga lloji, por mund të përfshijnë:
– dhimbje, ndjeshmëri dhe ngurtësi të kyçeve,
– inflamacion në dhe rreth kyçeve,
– lëvizja e kufizuar e kyçeve,
– lëkura e kuqe e ngrohtë mbi kyçin e prekur,
– dobësi dhe rraskapitje e muskujve.
/KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën