Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Të gjitha ekipet fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane.


Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke, AEP Panorama, ku llogaritet favorite.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, e cila do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK.

Finalistja e Kupës, Ferizaj, do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup), teksa Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë, pasi do të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur.

Në këtë raund do të luhen nga dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim, ku 25 skuadrat më të mira të raundit të dytë kualifikohen në raundin e tretë.

Ndeshjet e raundit të dytë janë paraparë të zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app