LAJMI I FUNDIT:

Katër deputetë të shumicës nuk votojnë, nuk emërohen tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Katër deputetë të shumicës nuk votojnë, nuk emërohen tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të emërojë tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Në votim morën pjesë 59 deputetë, pret të cilëve 58 kanë votuar pro derisa një ka abstenuar.


Vlen të theksohet se kryeparlamentari Konjufca ka përmendur që në momentin e votimit në sallë kanë qenë edhe 4 deputetë të shumicës por që të njëjtët nuk kanë marrë pjesë.

Në Kuvendin e Kosovës poashtu nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u shpreh se kjo ndodh për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim nuk mori pjesë opozita./Telegrafi/