LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye për të cilat ai…zhduket. Fajin e ke ti!

Katër arsye për të cilat ai…zhduket. Fajin e ke ti!

Gjërat janë të thjeshta. Ke njohur dikë, filloni dilni, kaloni kohë bashkë, flisni vazhdimisht në telefon dhe befas ai zhduket. Nuk e ngre telefonin, as nuk përgjigjet në mesazhet. E turpshme nga ana e tij? Sigurisht! E pafalshme? Edhe më shumë…

Megjithatë ti pasi i ke dërguar një mesazh-roman nga ato të tuat mblidhesh me shoqet dhe bisedoni për meshkujt. Mundoheni të gjeni përgjigje për pyetjen “Si ka mundësi që m’u soll në këtë mënyrë?”.

Nëse do ta dish, ka mundësi. Edhe më e keqja? Fajin e ke ti! Ka disa arsye që justifikojnë sjelljen e tij, të cilat mund të mos i kesh ditur.

mcdheju_ec006_h

Kujdes!

Mendon se jeni të lidhur. Thjesht keni dalë disa herë, keni folur në telefon dhe ti beson se jeni të lidhur? E ke gabim. Kur fillon dhe njihesh me dikë, nuk është e thënë të përfundoni bashkë. Ty të pëlqen ai, por mbase ti nuk i ke pëlqyer atij aq shumë sa të vazhdonit seriozisht. Këtë duhet ta kuptosh dhe ta pranosh.

Seksi nuk u vonua as një ditë? Nëse ka ndodhur kështu atëherë ai ka të drejtë. E ka humbur të gjithë kuriozitetin për të të njohur më shumë. E ke humbur lojën.

Nuk është në fazën e tij më të mirë. Edhe këtë duhet ta pranosh. Mund të ketë disa arsye, nga më seriozja deri tek më qesharakja. Por gjithsesi për këtë nuk ke çfarë i thua, sepse nuk ka pse të të japë llogari.

E ke bërë ti të gjithë punën. Ezaurove çdo hap të mundshëm për të fituar vëmendjen e tij dhe atë? Pse i harron rregullat? Kush është gjuhëtari? Mos ia merr rolin e tij. /Telegrafi/