LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton si gjithmonë me stil: Shkëlqen në fustanin e gjelbër

Kate Middleton si gjithmonë me stil: Shkëlqen në fustanin e gjelbër

Princi William dhe Kate middleton e kanë vizituar një spital të fëmijëve, i cili i mbështet fëmijët me sëmundje të rralla.

Për këtë rast, Dukesha e Kembrixhit ka zgjedhur një fustan mjaft të mrekullueshëm, i cili nga ekspertët vlerësohet se iu ka përshtatur rastit.

Fustani i gjelbër me pika të bardha i përket njërit nga brendet e saja të preferuara britanike, L.K.Benett, ndërkaq fustani ka një lidhje elegante dhe butona me perla.

Në mënyrë të përsosur ajo e ka kombinuar fustanin me këpucë pa lidhësa nga Gianvitto Rossi dhe me një çantë dore nga L.K.Bennett. /Telegrafi/