Princi William dhe Kate Middleton janë rikthyer në BAFTA.

Princi dhe Princesha e Uellsit bënë të dielën rikthimin e tyre të shumëpritur në tapetin e kuq të shfaqjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2020.


Middleton, 41 vjeçe, mahniti me një fustan të bardhë në Royal Festival Hall të Londrës, teksa u shfaq e buzëqeshur krah bashkëshortit, siç shihet në një video të shpërndarë në llogarinë e Vogue në Instagram.

E veshur me një fustan Alexander McQueen, mbretëresha dukej në humor të mirë me partnerin e saj, 40 vjeç, i cili shërben si president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit.

Ajo e kombinoi pamjen me një palë vathë Zara që kushtojnë 25 euro dhe doreza të zeza.

Screenshot 14 17 Kate Middleton (Foto: Shutterstock)

Çifti anashkaloi çmimet vjetore televizive dhe filmike të vitit të kaluar për shkak të konflikteve në planifikim.

Një vit më parë, Princi William - i cili duhej të mbante një fjalim në ngjarjen vjetore - u tërhoq për shkak të vdekjes së Princit Filip.

Screenshot 15 17 Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Getty Images)

Veshja e fundit në BAFTA e Middletonit në 2020 ishte një fustan i bardhë dhe ari Alexander McQueen që ajo kishte veshur më parë në një vizitë në Malajzi në 2012. /Telegrafi/

Screenshot 16 21 Kate Middleton (Foto: Getty Images)