Kate Middleton u shfaq e qeshur dhe elegante në Royal Box të Wimbledonit të shtunën, ndërsa ndoqi finalen e femrave mes Amanda Anisimova dhe Iga Swiątek.

Princesha e Uellsit, 43 vjeçe, mbërriti me një veshje elegante ngjyrë krem, duke përfshirë një çantë Anya Hindmarch dhe aksesorin simbolik të Wimbledonit me ngjyrat vjollcë e jeshile.


Gjatë vizitës, ajo përshëndeti kampionë dhe pjesëtarë të stafit që punojnë pas skenave të turneut.

Mbështetja e saj ndaj sportit është e njohur, pasi që nga viti 2016 ajo është patronazhja e Klubit të Tenisit dhe Kroketit All England dhe shpesh ndan trofetë me finalistët.

Kate, e cila po i rikthehet ngadalë angazhimeve publike pas diagnozës me kancer, ka treguar gjithnjë përkushtim dhe ndjeshmëri, siç ndodhi vitin e kaluar kur përqafoi finalistën e përlotur Ons Jabeur në shenjë mbështetjeje.

Prania e saj në Wimbledon u prit me duartrokitje dhe vlerësime, duke dëshmuar dashurinë që publiku ka për të. /Telegrafi/