LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton dhe Meghan Markle pëlqejnë të njëjtat atlete

Kate Middleton dhe Meghan Markle pëlqejnë të njëjtat atlete

Kate Middleton dhe Meghan Markle mund të mos pëlqejnë të njëjtat fustane, por që të dyja janë adhuruese të të njëjtave atlete.

Gjatë turneut të saj mbretëror në Skoci me Princin William javën e kaluar, Dukesha e Kembrixhit, shkëmbeu atletet e saj Superga për një palë të reja nga marka Veja.


Middleton bashkoi atletet “Esplar” me një xhaketë të zezë Holland Cooper, pantallona të përshtatshme dhe një xhup kashmiri me viza.

Kunata e saj, Dukesha e Sussex, më parë kishte veshur atlete Veja “V-10”, ndërsa falë “Efektit Meghan”, kërkimet për atletet u rritën me mbi 300 për qind.

Prodhuar nga materiale si pambuk organik, gome Amazonian dhe shishe plastike të ricikluara, Vejas mund të identifikohet menjëherë me logon “V” të ngjitur në anën e secilës palë. /Telegrafi/