LAJMI I FUNDIT:

Kastrati tregon se si u “kontrabandua” Projektligji për tekstet shkollore, numëron votat e deputetëve live

Kastrati tregon se si u “kontrabandua” Projektligji për tekstet shkollore, numëron votat e deputetëve live

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar shumicën parlamentare se e ka kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore.

Sipas Kastratit, projektligji në fjalë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me vota të vjedhura, sepse sipas tij nuk ka pasur kuorum.


Madje, deputeti Kastrati ka numëruar ‘live’ votat e deputetëve në studion e ‘Debat Plus’.

Kastrati teksa ka prezantuar dy video të ndryshme nga Kuvendi i Kosovës, ku në videon e parë janë 60 vota, 59 pro dhe 1 abstenim dhe tek e dyta dëgjohet duke thënë se janë 62 vota.

“Tekstet shkollore, miliona ma shumë me tekste shkollore sesa që janë pagua. Kulmi është: vjedh me energji, me rezerva shtetërore, kontrata një burimore, ujërat nëntokësore, 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin, ndërhyrje në drejtësi me i ndalë hetimet, Tekste shkollore”, ka thënë Kastrati teksa ka shtuar se “kulmi” i marrëzisë ishte “vjedhja e votave”.

“Në fund, ka vjedh edhe vota në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka ndodh kurrë në historinë parlamentare të Kosovës, nuk ka ndodhur kurrë, hiq që 20 e diçka vite me kalu ligje të kontrabanduara që për mu janë vota të vjedhura”.

Kastrati ka shtuar se janë “vjedhur vota” dhe se kjo është “goditja fatale” për demokracinë.

“Kanë vjedhur vota. Kjo është goditje më fatale që iu është jep demokracisë në Kosovë. Ligji për tekste shkollore, shikoje videon time, në profilin në rrjetin social “Facebook”. Ne kemi numëruar vota një nga një, nuk po du me thane fjalën ‘i kam zënë me pelë për dore’. Këta kanë kaluar ligj të kontrabanduar, kanë kaluar ligj me 60 vota, pa kuorum, 59 pro dhe 1 abstenim, kanë thënë kaloi ky ligj”, shtoi Kastrati./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Kalo në kategori