LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Qeveria nuk guxon t’iu shpall luftë sindikatave

Kastrati: Qeveria nuk guxon t’iu shpall luftë sindikatave

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati thotë se rritja e çmimeve varet nga zhvillimet globale por edhe nga reagimi i shtetit me mundësitë që ke.

“Ne kemi parë në raport me energjinë si shtetet e rajonit kanë reaguar shumë më herët se Kosova. Sigurisht se Kosova ka mundur të bëjë shumë më tepër. Shembull në vend janë të bllokuar 600 milionë euro para të bllokuara për shkak të bllokimit të OSHP-së. OSHP-ja nuk po zhbllokohet pasi Qeveria dëshiron të emërojë aty njerëzit e vet”, tha ai në RTV Dukagjini.


Kastrati thotë se edhe Autoriteti i Konkurrencës nuk është në funksion dhe sipas tij sigurisht se mund të ketë dyshime për rregullim të çmimeve nga tregtarët.

Nënkryetari i PSD-së thotë se nuk mendon se është mirë të bëhet një tërheqje tjetër e parave nga Trusti.

“Nëse nuk ka zotim nga Qeveria se do t’i kthejë këto mjete nuk është mirë t’ua marrim të moshuarve këto mjete”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kastrati thotë se është e papranueshme si Qeveria sillet ndaj sindikatave.

“Qeveria nuk guxon t’iu shpallë luftë sindikatave. Nëse i dërgon inspektorët në mënyrë të dhunshme mos po gjend diçka në sindikata, nëse deklaron publikisht se duhet ndryshuar krerët te këto sindikata, ai po iu shpall luftë atyre sindikatave”.

Ai tha se paga minimale duhet të jetë 35 euro për shkak të rritjeve të çmimeve të produkteve që janë pjesë e shportës bazike të konsumatorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori