Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin e komunës, Bojan Stamenkovic, kanë pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, Ferid Dermaku, sekretarin e Këshillit të Bashkësisë Islame, Bujar Fera, përfaqësues nga Kisha Ortodokse, Priftin Srdjan Milenkovic dhe Srdjan Stankovic, si dhe përfaqësues nga KFOR-i amerikanë Nënkolonel Jacob Scott(Klerik i Komandës Regjionale Lindje), Toger Parker Mooney ( Komandant i Ekipës për Monitorim dhe Ndërlidhje LMT-Kamenicë, Novobërdë, Ranilug).
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me bashkëjetesën në mes të dy komuniteteve në Komunën e Kamenicës dhe për shqetësimet e tyre.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, tha se komuna e Kamenicës duhet të jetë shembull për të gjithë për tolerancën dhe bashkëjetesën në mes të të gjitha komuniteteve.
“Jam i lumtur që sot jam këtu në mesin tuaj, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Ju jeni shembull për të gjithë për bashkëjetesën dhe tolerancën e përçuar tek të tjerët nga të dy palët. Gjithashtu falënderoj edhe KFOR-in amerikanë, që gjithmonë është i gatshëm për të ndihmuar komunën tonë”, shtoi mes tjerash Kastrati.
Ndërsa përfaqësuesit e të dyja komuniteteve duke falënderuar komunën dhe KFOR-in për këtë takim, thanë se ata asnjëherë nuk kanë pasur probleme ndëretnike apo fetare në mes vete.
“Në Kamenicë gjithmonë ka pasur tolerancë dhe bashkëjetesë të mirë, duke mos pasur kurrë probleme në mes vete. Ne gjithmonë mundohemi të përçojmë tolerancë tek të gjithë qytetarët, këtë e kemi trashëguar nga e kaluara dhe do të vazhdojmë ta kultivojmë edhe më tutje”, tha Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Ferid Dërmaku.
“Falënderoj kryetarin e komunës, përfaqësuesit nga KFOR-i, si dhe kolegët nga feja islame për pjesëmarrjen në këtë takim. Ne punojmë të gjithë së bashku në tolerancë për të qenë shembull tek të tjerët”, shtoi prifti Srdjan Milenkovic.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë