LAJMI I FUNDIT:

Kastrati për reformat në arsim në Kamenicë: Nuk i nënshtrohemi presionit partiak, ne vetëm po e zbatojmë ligjin

Kastrati për reformat në arsim në Kamenicë: Nuk i nënshtrohemi presionit partiak, ne vetëm po e zbatojmë ligjin

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati gjatë raportimit të tij në Komisionin për Arsim, në lidhje me reformat në arsim në komunën që ai drejton ka thënë se ata janë duke e zbatuar ligjin dhe se nuk do t’i nënshtrohen presionit partiak e individual.

Kastrati tha se është kompetencë e komunave të organizojmë arsimin fillor dhe atë të mesëm të ulët dhe se është i vetëdijshëm se reformat nuk janë përfillur nga parti brenda komunës për arsye personale e politike.


“Ajo çka ne si Komunë e Kamenicës po bëjmë është zbatimi i Ligjeve dhe normave të Republikës së Kosovës dhe standardeve të organizimit të arsimit fillor, të mesëm e të ulët që është kompetencë dhe obligim i nivelit lokal. Nuk jam i verbër e as i shurdhër dhe jam i vetëdijshëm për mos përfilljen e vendimit nga individ e parti brenda komunës, të cilat për arsye personale e politike janë duke e sabotuar iniciativën tonë”, u shpreh Kastrati.

I pari i Kamenicës tha se kanë kërkuar mbajtjen e një referendumi dhe kanë organizuar diskutime publike në lidhje me reformat në arsim, por ai theksoi se nuk do të nënshtrohet ndaj asnjë lloj presioni.

“Nëse ju kujtohet ne kemi kërkuar nga KQZ, të na lejojë mbajtjen e një referendumi, kemi organizuar diskutime publike me qytetarë mirëpo nuk i nënshtrohemi presionit partiak apo individual të cilët nuk shohin përtej interesave të tyre”, tha Kastrati.

Ai ndër të tjera tha se beson se kjo temë do të trajtohet në mënyrë adekuate e profesionale për të mirën e nxënësve.

“Arsimi është temë tepër e rëndësishme për ta lënë në duar të politikës ditore e interesave të ngushta personale apo grupore dhe besoj fuqishëm që pavarësisht përkatësisë apo identitetit politik apo ideologjik, të gjithë jemi në një linjë, që kjo temë duhet të ketë trajtim adekuat, profesional e teknik për të mirën e nxënësve”, tha Kastrati gjatë raportimit në Komisionin për Arsim.

Ndryshe, në Komisionin për Arsim, për të njëjtën temë, bashkë me kryetarin e Kamenicës është edhe ministri i Arsimit e Shkencës, Ramë Likaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori