Kastrati: Ministri Vitia tha që s’ka mjaftueshëm vaksina, prandaj s’janë rritur kapacitetet për vaksinim
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur rreth masave të fundit të qeverisë, pas rritjes së numrit të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Kastrati tha se takimin që e kanë mbajtur gjatë ditës së sotme me kryetarët e komunave ishte më shumë informues rreth masave që do të fillojnë të aplikohen nga data 1 shtator.
“Përgjithësisht janë mbajtur disa takime, takimi i sotëm ishte më shumë informativ, u informuam që mësimi nuk do të fillojë deri më 13 shtator”, tha Kastrati për Klan Kosova.
Tutje Kastrati tha se zyrtarët komunalë duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë një test negativ pas datës 13 shtator.
“Zyrtarët e institucioneve publike prej datës 13 shtator duhet të jenë të vaksinuar ose të kenë një test PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose një test serologjik jo më të vjetër se një muaj”.
Kreu i Kamenicës rreth masave të reja tha se do të ketë orë policore.
“Do të bëhet shkurtimi i orarit të gastronomisë, ndërsa pas orës 22:00 do të ketë orë policore”.
“Gjithashtu në takim është folur edhe për organizimin dhe shtimin e stafit shtesë për të vaksinuar më shumë qytetarë”.
Kastrati tutje tha se ministri Vitia tha se arsyet që nuk po shtohen kapacitetet është mungesa e vaksinave.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se arsyet kryesore që nuk po shtohen kapacitet është që s’kemi vaksina të mjaftueshme, ndërsa në javën e dytë të shtatorit tha se pritet të arrijnë më shumë vaksina, ku do të jetë e mundur që të shtohen kapacitetet në mënyrë që të vaksinohen më tepër qytetarë”, tha Kastrati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'