LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Kamenica, komuna me papunësinë me të madhe në Evropë (Video)

Kastrati: Kamenica, komuna me papunësinë me të madhe në Evropë (Video)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se kjo komunë ka papunësinë më të madhe në Evropë.

“Subjektet tjera e kanë kuptuar nevojën dhe disponimin e qytetarëve të Kamenicës, dhe për këtë arsye të gjithë kanë kandidua kandidatë të rinj.


Është me rëndësi me theksua se Kamenica pas luftës i ka pasur rreth 60 mijë banorë, kurse tash ka ra në 30 mijë 728 banorë mesatarisht 2448 persona shpërngulen me letra nga Kamenica.

Tash është një gjendje shumë të vështirë ku 77 për qind e popullsisë janë të papunë”, ka thënë Kastrati në “Duel D” në RTV Dukagjini. /Telegrafi/