Kasami uron Vitin e Ri: Të gjithë qytetarët meritojnë të kenë jetë më të mirë
Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar Vitin e Ri 2024. Kasami thotë se viti që lëmë pas për shqiptarët ishte me shumë sfida dhe probleme. Ai thotë se ikja e të rinjve, intelektualëve dhe kuadrove profesionist nuk u ndal, por vetëm po rritet.
Për çdo ditë shtohet edhe numri i familjeve që hyjnë në varfëri. E gjithë kjo falë politikave të pushtetit aktual, me të cilat, populli po varfërohet ndërsa politikanët po pasurohen. Të gjithë e dimë se arsimi po shkatërrohet, numri i kazinove po rritet, mjekët po braktisin vendin, pushtetarët po blejnë vila dhe makina luksoze, biznesit me vështirësi po sigurojnë paga për të punësuarit e tyre, por familjarët e ministrave dhe liderëve të partive në Qeveri po blejnë qendra tregtare dhe merren me biznese ilegale”.
“Me keqardhje konstatojmë se vitin që lëmë pas, është viti më i errët në historinë tre dekadëshe të Maqedonisë së Veriut. Qytetarët nuk dëgjuan e nuk panë asgjë përveç se krim, korrupsion, shkatërrim të institucioneve dhe sistemit. Gjithë kësaj do i vijë fundi së shpejti. Lëvizja BESA si parti opozitare në vazhdimësi dëshmon se jemi me popullin dhe për popullin. Veprat tona dhe përkushtimi dëshmohet në menaxhimin e Komunës së Tetovës dhe Zhelinës”, thotë Kasami.
Ai më tej thekson se për më pak se dy vite, kanë punuar dhjetë fish më shumë se që kanë punuar të gjithë kryetarët e këtyre komunave në tre dekada.
“Dhjetëra miliona euro për asfaltimin e rrugëve dhe hapjen e bulevardeve, zgjidhëm problemin e ujit të pijshëm, në fund është zgjidhja e problemit me mbeturinat. Ulim në mënyrë të vazhdueshme borxhin e Komunës së Tetovës dhe lirojmë hapësirat publike. Tetova së shpejti do të ketë edhe Stadiumin modern të Qytetit. Por nuk duhet të ndalemi këtu. Sepse të gjithë qytetarët meritojnë të kenë jetë më të mirë, nga Kumanova e deri në Strugë dhe Manastir. Të gjithë duhet të kemi jetë europiane”.
“Andaj bëmë një hap edhe më të madh. U bashkuam dhe formuam Lidhjen Europiane për Ndryshim. Dhe viti që vjen, do të jetë vit i ndryshimit, të cilin do e sjellim bashkërisht. Viti 2024 është viti kur të gjithë tokë do të largojmë të keqen dhe do i dërgojmë në histori ata që, në vend të Europës zgjodhën Rusinë e Serbinë, dëbojnë popullin çdo ditë, shkatërrojnë sistemin e shtetit vetëm që të mbajnë pushtetin. Derisa ata vazhdojnë të “luftojnë” për të kapur çdo institucion të shtetit për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme, ne po marrim mbështetje edhe më të fuqishme nga qytetarët. E bashkërisht do të arrijmë në fitoren historike, që do të na çojë në Bashkimin Evropian dhe do të kthejë SHPRESËN dhe DINJITETIN tonë. Uroj që të keni vit sa më të mbarë dhe shëndet të plotë”, ka uruar Kasami.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës