LAJMI I FUNDIT:

Kasami: “Social Cultural Space Tetova” nuk do të ketë monopol në ish-objektin e Radio Tetovës

Kasami: “Social Cultural Space Tetova” nuk do të ketë monopol në ish-objektin e Radio Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka reaguar ndaj pohimeve të “Social Cultural Space Tetova” për hapësirat e ish-Radio Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kasami thotë se memorandumin i bashkëpunimit që është nënshkruar nga ana e komunës dhe shoqatës në fjalë nuk potencohet askund shfrytëzimi i hapësirave të objektit të ish Radio Tetovës.

“Memorandumin e bashkëpunimit që është nënshkruar nga ana e komunës dhe shoqatës në fjalë nuk potencohet askund shfrytëzimi i
hapësirave të objektit të ish Radio Tetovës, dhe leje për shfrytëzim nuk mund të jep kryetari i komunës duke nënshkruar memorandume, por për dhënien në shfrytëzim të hapësirave publike kompetente është këshilli i komunës duke përfshirë edhe procedurat tjera ligjore”, deklaroi Kasami.


Ai theksoi se ka pasur edhe ankesa nga qytetarët për prishjen e rendit dhe qetësisë publike nga personat që punojnë në atë objekt.

“Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës (e paraqet dokumentin e peticionit) nga qytetarë të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta e që unë do t’i përmendi disa nga ato:

1. Parkimi vend e pavend
2. Hudhja e mbeturinave përreth objektit dhe përgjatë rrugës
3. Muzika e zhurmshme deri në orët e hershme të mëngjesit
4. Konsumimi i tepërt i alkoolit në mënyrë të pakontrolluar dhe punë të tjera jo etike e veçanërisht për fëmijët e moshës së mitur.

Kasami shtoi se mbetet në qëndrimin se shoqata e lartpërmendur duhet ta lirojë hapësirën dhe të aplikojë si gjithë të tjerët për shfrytëzimin e objektit në aktivitete të caktuara dhe këtë të drejtë nuk do ta kenë ekskluzivisht vetëm ata, por të njëjtën do ta ndajnë edhe me organizatat dhe shoqatat tjera që do të shprehin interes dhe nevojë për hapësirë e që komuna gjithsesi se do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre.

E, ndaj kësaj deklarate kanë reaguar nga Social Cultural Space Tetova duke e cilësuar konferencën e Kasamit si shqetësuese.

“DEKLARATË
Të dashur miq dhe dashamirë të komunitetit dhe hapësirës,
Me shqetësimin më të thellë ju drejtohemi për të ndarë me ju një rast të rëndë që sapo ndodhi në objektet e Komunës së Tetovës, shtëpinë e gjithë qytetarëve të këtij qyteti.
Kryetari në detyrë i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në press konferencën e sotme, përveç shpifjeve dhe qasjeve të gabuara të zakonshme për komunitetin, hapërsirën tonë, dhe të rinjtë që kanë krijuar, mirëmbajtur dhe frekuentuar atë për 4 vjet, sot pa kurrfarë turpi, publikisht na akuzoi për organizim të “aktivitete pronografike” në hapësriat tona.
Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese, në veçanti që ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit, tempulli i cili do të duhej të ishte ndihma e parë në përmirësimin e kushteve dhe ofertës për qytetarët dhe të rinjtë.
Ne si komunitet, për këtë dezinformim dhe shpifje të rëndë, do t’u drejtohemi organeve kompetente ligjore, ambasadave të shteteve mike, shoqërisë civile dhe të gjitha grupeve formale dhe jo formale, e të gjithë qytetarëve të lirë që të dënojnë këtë fyerje dhe akuzë makabre, e cila në bazë ka shovinizmin dhe arrogancën e injorancës tipike mesjetare” thuhet në reagimin e Social Cultural Space Tetova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Lajme
U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

Lajme
Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Politikë
Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992 , si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992 , si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Lajme

"Mbretëria e Bashkuar të fokusohet urgjentisht në Ballkan", Kearns: Vuçiq po ndjek skemën e Putinit për aneksimin e veriut të Kosovës

Lajme
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Lajme
Kalo në kategori