Asnjë futbollist nuk do të fliste për një përfundim të lumtur të ndeshjes nëse disfata do të ishte rezultati final i saj dhe aq më pak nëse ai do ta linte fushën para kohe pas kartonit të kuq.

Por, Jeff Hardevald e bëri - sepse kështu e takoi dashurinë e madhe të jetës, në një moment që pak kush mund ta kishte pritur.


Shona Shukrula, gjyqtare e katërt e takimit të kategorisë së dytë të futbollit holandez mes Emmen dhe Edinhoven më 13 gusht të vitit 2021.

Screenshot 2 10

Hardeveld, mbrojtës i Emmen, u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë dhe u nis drejt zhveshtores dhe pak para se të mbërrinte tek tuneli, ai kaloi pranë 30-vjeçares.

Megjithatë, i zhgënjyer, u duk sikur ai nuk e kishte vërejtur Shukrulan, e cila ka qenë gjyqtare e FIFA-s që prej vitit 2017. Por, ata u takuan përfundimisht, siç tregojnë edhe profilet e tyre në Instagram.

Screenshot 3 7

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin ata të dashuruar në kryeqytetin italian, Romë. Ajo e konfirmoi lidhjen e dashurisë me futbollistin duke e përshkruar fotografinë me të: “Është zyrtare”.

Një ndeshje që mbaroi në pakënaqësi për Hardeveldin ishte në të njëjtën kohë një pikënisje e një gjëje ndryshe nga futbolli. /Telegrafi/

c2g9MzY5MzE0M2ZiOTU4NjU1ODkyODRjOWMyMzQwOTE0YWE.thumb

telegrafi sport app