LAJMI I FUNDIT:

“Kartela ime” arrin 20 mijë konsumatorë lojalë!

“Kartela ime” arrin 20 mijë konsumatorë lojalë!

Meridian Express, që nga hapja e dyqaneve të para ka lansuar për herë të parë në vend programin e lojalitetit “Kartela Ime”. Deri sot numri i të anëtarësuarve arrin në 20 mijë.

Për t’u bërë pjesë e këtij programi, procedura është shumë e thjeshtë, pa pagesë, duke plotësuar formularin me të dhëna personale në të gjitha pikat Meridian Express dhe duke u pajisur menjëherë me kartelë të përhershme të lojalitetit.

Pse duhet të jeni pjesë e programit Kartela Ime?

– Të fitoni zbritje dhe dhurata të shumta për fëmijë, orendi shtëpiake, teknike, kuponë-dhuratë, bileta të ndeshjeve basketbollistike, libra, bileta teatri, si dhe shume shpërblime të tjera.

– Të jeni të informuar me risitë dhe aktivitetet promocionale që organizon Meridian Express?

– Të bëheni pjesë e familjes tonë të madhe dhe të shijoni benefitet tjera të të qenit konsumatorë lojalë.

Mënyra e kalkulimit të pikëve: Për çdo blerje që ju bëni, grumbulloni pikë. Varësisht nga numri i pikëve të grumbulluara, zgjedhni dhuratën me pikët e caktuara në katalog. Nëse keni ndonjë preferencë për dhuratë , ju mund të shkruani në adresën elektronike contact@meridianexpress.com, dhe ekipi i Meridianit do të mundohet t’ju plotësojë kërkesën tuaj në katalogët e ardhshëm.

Këtë herë programi i lojalitetit në Meridian Express sjell risi, me një katalog me numër më të madh të dhuratave, si dhe kohëzgjatje deri në fund të vitit, ku konsumatorët mund të mbledhin pikë dhe të marrin dhuratën e dëshiruar.

Për të shfletuar katalogun me dhurata, ju lutem klikoni këtu.

Pse mos ta kesh edhe ti? /Telegrafi/