Modelja Karlie Kloss ishte pjesë e skuadrës së vajzave të Taylor Swift.

Fansat mendojnë që Taylor dhe Karlie nuk janë më shoqe pasi modelja doli për darkë me ‘armiken’ e Swift, Katy Perryn.


Dyshja nuk janë takuar prej kohësh e aktorja Jennifer Lawrence, si të gjithë ne, kërkon të dijë pse.

q 2

“Unë dua të di çfarë po ndodh mes Karlie Kloss dhe Taylor Swift, kjo është e vërteta”, shprehet Lawrence.

“A s’janë të tjerët kurioz? Më mban zgjuar natën kjo gjë. Çfarë ndodhi?”, shtoi ajo.

Ndërkohë, as Karlie as Taylor nuk kanë dhënë ende asnjë koment për miqësinë e tyre.