Karkaleca në grilë, të marinuar

Kush nuk do t’i pëlqente ca karkaleca për drekë?! Megjithatë, nëse ju duket një përgatitje e thjeshtë, duhet të dini se edhe grila ka sekretet e saj. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme! Përbërësit për 6 persona: ▪ 900 g karkaleca të pastruar edhe nga fija e zezë që kanë në kurriz, duke u lënë vetëm bishtin
Për marinizmin:▪ 3 thelpinj hudhër të qëruar dhe të grirë ▪ 1 qepë e mesme, e grirë në kubikë të vegjël ▪ 1 tufë majdanoz, borzilok i freskët, të grirë imët ▪ 2 lugë të vogla salcë ▪ 2 lugë të vogla kripë ▪ ¼ lugë e vogël me piper të bluar në moment ▪ 50 ml vaj ulliri ▪ lëngu i një limoniPërgatitja:
Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit e salcës, zhysim në të karkalecat dhe i lëmë të marinohen për 2 orë ose në frigorifer, maksimumi për 2 ditë.
Ndezim grilën dhe e lyejmë pak me vaj ulliri që të mos ngjisin karkalecat gjatë pjekjes.
Vëmë karkalecat nëpër shkopinj të gjatë për shishqebap (4/5 për çdo shkop), fshijmë me letër thithëse lëngun e marinizmit.
I pjekim për pak minuta në çdo anë dhe I shërbejmë menjëherë.

















































