Karius po rikthehet te Liverpooli

Loris Kariusit nuk po kalon kohë të mirë as te Besiktasi.
Portieri gjerman që është në huazim nga Liverpooli te skuadra turke, po kalon nëpër një formë të dobët.
Pas paraqitjes të tmerrshme në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018, Karius ishte larguar nga The Reds.
Liverpooli e transferoi Alisson Beckerin nga Roma, duke bërë që gjermani të kalonte te Besiktasti.
Por, skuadra nga Superliga e Turqisë dëshiron ta anulojë huazimin e tij dhe ta rikthejë te skuadra angleze.
Largimi i Kariusit nga Besiktasti pritet të ndodhë para Vitit të Ri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































