LAJMI I FUNDIT:

Karim Benzema afër rikthimit sensacional në Evropë, por ai duhet të bëjë një sakrificë

Karim Benzema afër rikthimit sensacional në Evropë, por ai duhet të bëjë një sakrificë

Karim Benzema pritet të rikthehet përsëri në futbollin evropian, mes raportimeve që po e lidhin atë me një kalim tek njëra prej Chelsea, Manchester United dhe Arsenal.

Benzema i dha fund aventurës 14-vjeçare me Real Madridin gjatë verës, për t’iu bashkuar kampionit të Arabisë Saudite, Al-Ittihad.

Fituesi i Topit të Artë në 2022, kapiten i klubit arab, ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat deri më tani.

Sidoqoftë, ai me shumë gjasë do t’i bashkohet Jordan Hendersonit si lojtari i radhës i ardhur nga Evropa, që po largohet nga Liga Saudite.

Ai është bërë një opsion real për disa klube të Ligës Premier, të cilat dëshpërimisht janë në kërkim të një sulmuesi.

Kushti i vetëm që do ta ndihmonte Benzemën të rikthehej në Evropë
Lexo po ashtu Kushti i vetëm që do ta ndihmonte Benzemën të rikthehej në Evropë

Mirëpo, raportimet e fundit thonë se interesim konkret për Benzeman ka shfaqur ekipi i Lyonit, të cilët janë gati të bëjnë të pamundurën për ta rikthyer francezin tek ekipi që i mori hapat e parë.

Benzema i cili doli nga akademia e këtij ekipi dhe kur u promovua në ekipin e parë, ai shënoi 66 gola në 148 ndeshje.

Për Lyon një marrëveshje momentalisht është mjaft problematike, kryesisht për shkak të pagës së lartë të Benzemas, andaj në rast se lojtari dëshiron që ta bëjë realitet këtë transferim, duhet të pranojë një ulje masive të të ardhurave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori