LAJMI I FUNDIT:

Kardiologu që u akuzua se vendosi baterinë pa nevojë, thotë se akuzat janë amatoreske

Kardiologu që u akuzua se vendosi baterinë pa nevojë, thotë se akuzat janë amatoreske

Sasho Josimovski , kardiolog në Spitalin Amerikan, u akuzua nga drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Invazive me Kardiokirurgji në QKUK për shkelje etike dhe profesionale pasi i kishte vendosur pacientit Shaqir Shala  një “pejsmejker”  e njohur si bateri e zemrës dhe një stendë pa pasur nevojë.

Por lidhur me këtë çështje ka reaguar vet kardiologu Josimovski, i cili këtë vlerësim e ka quajtur amateresk.


“Edhe studenti i mjekësisë e di çfarë është bllok total, e çka është indikacion e kontraindikacion për të vendosur pejsmeker të përhershëm. Kemi vendos pejsmekër për shkak të “bllok total”, thotë Sasho Josimovski, raporton RTV Dukagjini.

Ndërsa, pacienti Shaqir Shala pati fjalë shumë të mira për doktorin dhe stafin e mjekësor për trajtimin që i është bërë dhe se fal tyre gëzon shëndet të mirë.

“Sa i përket Spitalit Amerikan, duke filluar nga infermierët e deri te doktori më i lartë me titull për mua kanë pasur dhjetëshe…sa i përket doktor Sashës mundem me ja dhënë dorën. Shpresoj se do të del e vërteta në pah, unë nuk ka vërejtje”, deklaroi Shaqir Shala.

Shala shtoi se asnjëherë nuk është vizituar në QKUK lidhur me problemet shëndetësore që ka pasur. Sipas tij, faji për këtë problem është tek kompania e sigurimeve shëndetësore dhe Korporatës Energjetike e Kosovës, ku ai punon.

“Unë nuk kam qenë në QKUK. Ata i kanë bërë problemet më të mëdha pasi nuk dëshirojnë t’i japin paratë. Njëherë kanë thënë se paguhet më pas janë tërhequr. Më pas kanë thënë se vetëm një stentë të paguhet, tani kanë pru vendim që nuk parashihen ato stenta”, shtoi më tej Shaqir Shala.

Pacienti Shaqir Shala, kishte marr trajtim mjekësor  në Spitalin Amerikan, pas një infarkti akut  që kishte pësuar në vendin e tij të punës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori