LAJMI I FUNDIT:

Kardinalët e Vatikanit në Shkodër, vizitojnë ish-burgun komunist ku kanë vuajtur dënimin martirët e kishës katolike

Kardinalët e Vatikanit në Shkodër, vizitojnë ish-burgun komunist ku kanë vuajtur dënimin martirët e kishës katolike

Kardinali shqiptar Ernest Troshani dhe Arqipeshkevi i Firences, kardinalit Giuseppe Betori kanë vizituar sot mjediset e burgut në Shkodër ku kanë vuajtur dënimin e martirëve të kishës katolike shqiptare. 

Janë dhoma që mbartin histori dhe vuajtje. Kardinali Ernest Troshani nuk u rikthye i vetëm në këto mjedise ku ka qëndruar pas arrestimit në vitin 1986.


Kardinali Betori vlerësoi sakrificën e martirëve e tha se edhe sot kisha përballet me gjuhën e urrejtës.

“Ne e dimë se feja e krishterë është e themeluar mbi sakrificën e Krishtit në kryq. Por, që nga fillimi i ekzistencës se kishës vuajtjet kanë qenë pjesë e jetës së martirëve. Ne duhet të jemi falënderues martirëve të parë. Papa Françesku thekson se sot kisha jonë nuk është se ka më pak martirë se sa në fillimet e saj. Kohët e fundit urrejtja ndaj religjionit paraqitet në mënyra dhe forma te ndryshme, por pavarësisht kësaj ka arritur të përballoj në misionin e përhapjes së ungjillit ashtu si në fillesat e jetës së krishterë”, tha ai.

Kardinali shqiptar Ernest Troshani beri thirrje për kryerjen e sa më shumë veprave të mira.

“Të ndihmojmë të varfrit. Të duam njëri tjetrin. Të gjithë të ndihmojmë të gjithë”, tha ai.

Në ish Burgun e Shkodrës, sot Muezu i Dëshmisë dhe Kujtesës, të dy kardinalet u shoqëruan nga u prit nga Arqipeshkvi i Shkodres Imzot Angelo Massafra, ndersa shoqerohej edhe nga Nunci Apostolik ne Tirane Imzot Luigi Bonazzi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori