Karaxhovski: Ahengjet dhe koncertet në kafenetë në Aerodrom dhe Qendër janë shkak për përhapjen e COVID-19
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski për “Samo Vistina” iu përgjigj kërkesave të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM-së për dorëheqjen e tij, ku deklaroi se fusha profesionale duhet të lihet mënjanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mjekët duhet të punojnë në mjekësi, politikanët në politikë. Ideologjia jonë është epidemiologjia. Kjo është gjithçka që thashë. “Çdo ekspert në vend është i mirëpritur të shprehë mendimet e tij eksperte, por të jetë ekspert dhe solid,” tha Karadzovski.
Sipas tij, është shumë e vështirë të thuash për epideminë se si do të shkojë dhe në çfarë mase.
“Virusi përhapet po aq mirë edhe në mot të nxehtë dhe të ftohtë, veçanërisht në dimër përmes ajrit të ndotur dhe klimave të lagështisë. Nëse dikush mendon se temperaturat 35 deri në 40 gradë do të shkatërronte virusin, atëherë ata janë shumë gabim. Njerëzit janë shpërndarë, relaksuar, janë ndaluar së besuari në disa masa dhe pas gjithë kësaj i shtojnë ahengjet, ditëlindjet, koncertet, tubimet pa distancë dhe pa maska” tha Karaxhovski.
Ai theksoi një aheng në Komunën e Aerodromit si përhapës të coronavirusit.
“Kishte një aheng në Aerodrom, kishte festa të panumërta në një kafene në Qendër, njëra pas tjetrës. Pastaj një koncert i madh i një ylli të madh kroat në amfiteatrin në Manastir. Dy ditë më vonë, një tjetër koncert nga një yll ballkanik. Koncerti i parë kishte 1.700 vetë, i dyti 800 vizitorë”, tha epidemiologu Karaxhovski./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë