LAJMI I FUNDIT:

Karaxhoski: Gjykatat grumbullojnë lëndë, drejtësia vonon

Karaxhoski: Gjykatat grumbullojnë lëndë, drejtësia vonon

Nëpunësit gjyqësor të cilët ishin në grevë gati se dy muaj, janë kthyer në punë për shkak të fillimit të ferisë gjyqësore dhe gjatë këtij muaji do ti punojnë lëndët urgjente, lëndët me shtetas të huaj, masat e përkohshme, dhe do të bëjnë pranim të materialeve dhe postës nga palët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Por problemet mbeten të njëjtat, ndërsa kupën e mbushi fakti që mbrëmë iu është zvogëluar paga e qershorit atyre që kanë marrë pjesë në grevë gjatë muajit maj dhe qershor për 40 për qind, ashtu siç rregullohet me ligj.


Sindikata e SPOGj dhe Asociacioni i administratës gjyqësore (AAGj), të cilët konsiderojnë se kjo pagesë e rrogave është e paligjshme dhe kundër kushtetutës, kanë paralajmëruar kallëzime penale për kryetarët e gjykatave dhe formimin e fondeve solidare për ndihmë të grevistëve.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski thotë se edhe pse Gjykata Supreme, Oda e avokatëve dhe noterëve, i kanë përkrahur nëpunësit e gjykatave në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e tyre, llogarit se me grevën dëmet në gjyqësi janë shumë të mëdha.

“Qytetarët nuk mund ti realizojnë të drejtat e tyre, gjykatat grumbullojnë lëndë, avokatët nuk kanë mundësi për të fituar të ardhura mujore, pëson Prokuroria, shkelen afatet për vjetërsim, drejtësia shtyhet. Më së shumti vuajnë bizneset. Duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë”, apelon Karaxhoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori