LAJMI I FUNDIT:

Karabina: Erdogani ka dhënë urdhër për arrestimin e burrit tim

Karabina: Erdogani ka dhënë urdhër për arrestimin e burrit tim

Jasmina Karabina, bashkëshorte e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të institucionit arsimor “Gulistan Yusuf Karabina, i arrestuar sot nga Policia ka thënë se bashkëshorti i saj është arrestuar me urdhër të presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar pesë shtetas turq ndërsa MPB njofton se atyre u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë.


Të arrestuarit janë drejtori i përgjithshëm të institucionit “Gulistan”,Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i “Mehmet Akif” në Gjakovë, Kahraman Demirez, dhe dy mësimdhënësit Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Jasmina Karabinae cila është edhe mësimdhënëse e gjuhën turke në kolegjin “Mehmet Akif”, ka rrëfyer se si ndodhi arrestimi i burrit të saj, Yusuf Karabina.

Ajo tha se derisa ishin duke shkuar në punë se bashkë me djalin dhe burrin tek kryqi i Lipjanit janë ndaluar nga Policia e ku më pastaj bashkëshorti i saj është arrestuar.

Sipas saj policët që kanë arrestuar bashkëshortin e saj nuk kanë treguar ndonjë fletë arrest, por vetëm ia kanë vënë prangat.

Zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif" deportohen në Turqi
Lexo po ashtu Zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif" deportohen në Turqi

“I pyetëm mos kemi bërë ndonjë gabim ata thanë ‘ po’. Shoku në mënyrë të qetë ia dha dokumentet pastaj i kërkoi edhe nga ne dokumentacionin , derisa ia jepnim dokumentacionin e kërkuan edhe telefonin e shokut tani filloi dyshimi tek ne pse dhe telefonin dhe e pyetëm për çka telefonin, ndërkohë ai polici që ishte kah djali e hapi derën dhe u mundua me dhunë me nxjerr djalin prej makinës, po ashtu tjetri është munduar shokun me marrë me dhunë prej makinës dhe kështu në një mënyrë filluan me u kacafytë.

Ata nuk na dhanë kurrfarë sqarimi, nuk ka thanë ejani të shkojmë në Polici se keni bërë diçka por në një mënyrë sikur donin me të grabitë me të marr, për ata edhe ne u frikësuam. Na e dimë se si kanë ndodhur edhe me rastet tjera në shtetet tjera si kanë vepruar ata të Erdoganit ndaj familjeve të ndryshme sikurse neve këtu, ne menduam se edhe ndaj nesh janë duke u sjellur në atë formë“, tha Karabina.

Megjithatë Karabina shpreson në drejtësinë në Kosovë dhe se burri dhe zyrtarët tjerë nuk do të depërtohen në Turqi.

Gjatë këtij aksioni djali i Yusuf dhe Jasmina Karabina ka pësuar disa gërvishtje në gjoks, dhe tek dora.

Arrestohen zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif"
Lexo po ashtu Arrestohen zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif"

Kurse, drejtori i i Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, Nazmi Ulus tha se të gjithë zyrtarët e institucionit “Gulistan” që janë arrestuar sot kanë pasur leje qëndrimi deri në vitin 2022.

Ai tha se pas këtyre arrestimeve dyshojnë se qëndron regjimi i Rexhep Taip Erdoga, prandaj po frikësohen se mos po ndodh edhe largimi i të arrestuarve nga Kosova.

Ulus shprehu besim të plotë ndaj institucioneve të Kosovës se Erdogani nga Turqia nuk mund të bëjë atë që dëshiron.

“Ne mendojmë se pas gjithë kësaj qëndron Erdogani apo sistemi i Erdoganit i cili është në të gjitha vendet tjera mban qëndrime të tilla ndaj shkollave tona. Por ne kemi besim në Policinë, drejtësinë në përfaqësuesit e Kosovës dhe mendojmë që Erdoganit nga atje nuk mund të ndërhyjë apo të bëjë atë që dëshiron”, tha Ulus. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori