LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif” deportohen në Turqi

Zyrtarët e kolegjit “Mehmet Akif” deportohen në Turqi

Pesë shtetasit turq të arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë e Gjakovë, janë deportuar në Turqi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërit prej tyre.


Ai ka thënë se policia nuk u ka dhënë të drejtën e takimit të tyre me avokatët dhe se arsyeja e deportimit të tyre për në Turqi ishte se ata paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës.

“Para gjysmë ore fatkeqësisht policia ka konfirmuar se janë deportuar për në Turqi. Pavarësisht asaj që ne ishim në stacionin policor që nga ora 08:00 e mëngjesit që të takoheshim me klientët, një gjë e tillë nuk ndodhi, atyre nuk u dha e drejta të takohen me avokatët e tyre të angazhuar nga familjarët, e po ashtu nuk u është dhënë e drejta për ankesë. Janë deportuar për në Turqi me arsyetimin se përbëjnë rrezik për shtetin e Kosovës”, ka thënë Vokshi.

Ai ka shtuar se të njëjtit kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë deri në vitin 2023.

Arrestohen zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif"
Lexo po ashtu Arrestohen zyrtarët e kolegjit "Mehmet Akif"

Kurse, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit të Turqisë.

“Pas nxjerrjes së vendimit për revokim të lejes së qëndrimit, është njoftuar Policia e Kosovës si organ kompetent për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Pas revokimit të leje qëndrimit, qëndrimi i mëtejmë i këtyre qytetarëve konsiderohet i jashtëligjshëm”, ka njoftuar MPB.

Ndërkaq siç raportojnë mediat turke, aksioni i arrestimit të tyre dhe deportimit për në Turqi është bërë në mes të Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në mëngjes sot janë arrestuar drejtori i institucioneve ‘Gulistan’ Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori